Qyteti i Vinnytsia-s, është goditur sërish nga bombardimet ruse duke shkaktuar mbi 20 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur rëndë.
Komiteti Shtetëror i Situatave Emergjente konfirmoi lajmin, ndërsa ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan nga përplasja dhe shpërtheu një zjarr i madh, që deri më tani raportohet t’i ketë marrë jetën plot 20 civilëve.
Një zyrtar i lartë në shërbimin rajonal të urgjencës tha se kishte pak mundësi për të gjetur më shumë të mbijetuar nën rrënojat në Vinnytsia, një qytet me një popullsi prej rreth 370 mijë banorësh para nisjes së pushtimit rus.
Sulmi, sipas zyrtarëve ukrainas, erdhi nga një nëndetëse ruse e dislokuar në Detin e Zi. Pamjet video dhe fotot nga qyteti, i cili është larg vijës së frontit, treguan tym të zi të dendur që ngrihej nga një ndërtesë e lartë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse në një objektiv civil që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.