Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Shkup.
Në një postim në Twitter ajo është shprehur optimiste për seancën e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe se në kuvend do të paraqiten vlera të larta evropiane.
“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara”, ka shkruar von der Leyen.
I’m glad to be in Skopje today.⁰
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 14, 2022
North Macedonia is a true and reliable partner.
The people of 🇲🇰 have shown their commitment to EU values.⁰
They deserve to see their country move forward on the path to membership. ⁰
The decisive step forward is now for 🇲🇰 to take. pic.twitter.com/yOkRpQmRSH