Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur nga Vlora për Reformën Territoriale. Alibeaj i është përgjigjur pyetjes së demokratëve se pse në komision nuk ka deputetë të Partisë Demokratike.
“Pretendimi i “Foltores”, u kam thënë që të bëjnë kërkesë, kushdo mund të bënte kërkesë. Asnjë nuk erdhi. Nuk erdhën vetë”, ka thënë ai.
Alibeaj kujton komisionin e reformës territoriale dhe Reformës në Drejtësi në vitin 2014. Alibeaj ka dekonspiruar Lulzim Bashën kur tha se nuk morën pjesë te Reforma Territoriale nga frika se do humbisnin zgjedhjet.
“Nuk morëm pjesë sepse kishim frikë se mos humbisnim në 2015-ën”, u shpreh Alibeaj.
Takimi i Alibeajt në Vlorë u bë në vijim të dëgjesës publike për reformën territoriale, por prezent nuk ishin anëtarë të komisionit, ndryshe nga sa u tha se takimi do zhvillohej me Komisionin.
Takimi vijoi në errësirë (mungesë e energjisë elektrike) me disa anëtarë të Partisë Demokratike të qarkut mbi zhvillimet e brendshme në parti.