Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është shprehur se amnistia fiskale do të realizohet këtë vit për të mundur dhe krizën dhe kushtet jo normale të vendosura.
Ajo është shprehur se do të ketë një verifikim të pasurisë dhe të aseteve që do të legalizohen.
“Administrata do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5 mujorin e dytë. Në fund të verifikimit do të dalë një certifikatë që legalizon këto para apo asete. Shumë prej jush kanë pyetur pse tani dhe pse në këtë formë.
Situata ku ndodhemi dhe kriza ekonomike globale i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë. Është e rëndësishme rritja e kapitaleve që të financohen projektet që ne kemi të parashikuara. Kemi një normë të lartë të parave të jashtë bankave.
Duhet ngritur kapaciteti i shtetit në mënyrë që të krijohet një vit zero që të mos ketë më mundësi që paratë të qarkullojnë jashtë bankave. Do i japim mundësinë çdo shqiptari që kanë pasuri nga puna e padeklaruar që të mund të legalizohen,” është shprehur Ibrahimi.