-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia në krizë për ujë, Spanja e Portugalia në “luftë” me zjarret

Kryesoret

Prej javësh, një pjesë e Europës po përballet me temperatura rekord, që në shumë vende i kanë tejkaluar 40 gradë celsius, sidomos në jug e perëndim të kontinentit.

Zjarret e thatësira duket se janë shqetësimi kryesor për miliona banorë në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, Algjeri, Tunizi e deri në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Ekspertët e kanë cilësuar atë që po ndodh, si kriza më e madhe që prej vitit 2017 dhe shumë shpejt mund të shndërrohet në krizën më të keqe në histori. Vetë shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike mund të rrisin edhe më shumë riskun nga zjarret, sidomos në këtë verë, ku rritja e temperaturave dhe thatësira, e lehtësojnë edhe më shumë këtë rrezik.

Italia po përjeton thatësirën e saj më të keqe në 70 vjet dhe autoritetet shqetësohen se thatësira e zgjatur mund të çojë në mungesa serioze të ujit për pije dhe vaditje, duke prekur popullsinë vendore në gjithë Italinë veriore. Në qershor u raportua se uji ishte në nivele aq të ulëta në lumin më të madh të Italisë, në lumin Po, aq sa banorët vendas po ecnin në mes të hapësirës me rërë dhe po dilnin në dritë, anijet e mbytura.

Në po të njëjtën situatë të vështirë janë edhe Portugalia dhe Spanja, ku autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi, për shkak të zjarreve, të ndihmuara nga temperature të larta mbi 41 gradë, por të dy vendet po përballen po ashtu, prej fundit të qershorit, me një tjetër situatë kritike: thatësirën, që është klasifikuar nga autoritetet shtetërore si “ekstreme” apo “shumë e rëndë”.

Në fillim të korrikut, edhe në Francë, autoritetet njoftuan se mund të detyrohen të shkurtojnë prodhimin bërthamor për shkak të temperaturave të larta të zgjatura dhe ujit të pamjaftueshëm të lumit, i cili përdoret për ftohjen e reaktorëve bërthamorë përpara se të kthehet në lumë në një temperaturë më të lartë. Në Gjermani, autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë, edhe në rubinetet e tyre ujin sepse kjo situatë rrezikon të zgjasë, ndoshta edhe për 2 muaj të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit