Besim Ndregjoni, një nga kandidatët për të qenë në krye të Avokatit të Popullit, është shprehur gjatë prezantimit se është i pavarur nga subjektet politike.
Po ashtu ai ka shtuar se një nga pikat kyç për të cilën ai do të punojë nëse zgjidhet për Avokatin e Popullit janë krimet e komunizmit.
“Kam 30 vjet që në bashkëpunim me Shoqërinë Civile që ndihmoj në rehabilitimin e atyre që kanë kaluar në spitalet psikiatrike në regjimin komunist. A ka turp më të madh që asnjë institucion i këtij shteti nuk ka një person nga shtresa e të përndjekurve politikë. Kam përgjegjësinë dhe nderin si i pa përfshirë si anëtar i ndonjë subjekti por si i pavarur. Në Avokatin e Popullit nuk ke asnjë që vjen nga shtresa antikomuniste por vetëm ata që vijnë nga postet e diktaturës si ish-hetues. Votoni një njeri që vjen nga shtresa e të përndjekurve se kështu i bëni një nder historisë”, është shprehur ai.
Nga ana tjetër Pandeli Majko ka shprehur mbështetjen e tij për Ndregjonin dhe se ai e meriton të jetë në atë post.