Fatbardh Kadilli shpalli sonte kandidaturën për kryetar bashkie në Tiranë përballë Erion Veliajt që kërkon mandatin e tretë radhazi.
Ai tha se synon bashkimin e të gjithë opozitës, por theksoi se nuk e ka konsultuar me Sali Berishën.
Megjithatë shprehu besimin se ish-kryeministri, do ta pranojë kandidaturën e tij.