Gjykata e Posaçme ka shuar masën e arrestit me burg për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda duke i dhënë lirinë. Por Voda shprehet se do të luftojë për pafajësi.
Rovena Voda u dënua në shkallën e parë me 10 muaj burg pasi dyshohet se ndikoi për të punësuar një person në administratën kundrejt ryshfetit, 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun.
Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun.