-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dolën kundër amnistisë, Rama i kërcënon: Po tokat që shisni?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama sot jo vetëm ishte i vendosur për të miratuar amnistinë fiskale, por kërcënoi kundërshtarët e nismës. Mes atyre që e kundërshtojnë nismën janë disa prej kryetarëve të dhomave të tregtisë në Tiranë.

Edi Rama tha sot se disa prej tyre shesin toka dhe tjetër shesin dhe tjetër shkruajnë duke u kujtuar evazionin.

Ka kryetarë dhomash tregtie që shesin toka. Janë në të drejtën e tyre. Mos më keqkuptojë askush, por tjetër i shesin dhe tjetër i shkruajnë tokat dhe janë kundër amnistisë. Normale. Ky është thelbi. Ne për të shkuar në formalizim t’u hapim mundësi njerëzve për të pastruar 30 vite” tha ai.

Amnistinë e cilësoi hapin e fundit të tranzicionit 30 vjeçar. “Amnistia është hapësira e fundit e një tranzicioni drejt një shtrëngimi tjetër i cdo individi tjetër si taksapagues. Ne kemi nisur ta shtyjmë fashën e deklarimit të pasurisë. Por është e pamundur ta shtrimë deri në fund, pasi nuk mund t’u kërkosh njerëzve llogari deri në fund, nëse nuk u ke dhënë mundësi ta formalizojnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit