Amnistia fiskale do të bëhet. Kështu tha Edi Rama sot me vendosmëri të plotë. Kritikat i kishte të shumta për ambasadorët dhe dhomat e tregtisë. Kryeministri tha se Shqipëria meriton respekt dhe është gati për debat për pikat e diskutueshme, por nuk pranon urdhra. Për sjelljen e ndërkombëtarëve fajësoi edhe vetë politikën e brendshme.
“Patjetër ka rrisqe. Por ligjin e përmban kushtetua dhe e dyta krahasuar me amnistisë fiskale dhe penale në BE, është shumë më e shtrënguar. Nga presidenti, kryeministrat, ministrat, gjyqtarët, prokurorët, tatimet dhe doganat dhe policë dhe të tjerë më të gjithë familjet e tyre, deri te Guvernatori, apo bordet, 34 kategori janë të përjashtuar. Në momentin që personi del i lidhur me ato subjekte, paratë sekuestrohen. Të gjithë të tjerët çfarë janë subjekte.
Ata që e kundërshtojnë janë njerëz që nuk e kanë lexuar ligjin. Që të jemi të qartë, ligjin do ta bëjmë, për këtë arsye ka pësuar edhe ndryshime. Kemi vendosur tavanin 2 mln euro, familjare dhe jo personale.
Kemi vendosur për 5 vite… se lexoja këto dhomat e tregtisë me flamujt e euroatlantizmit, që thonin kjo është skemë, do i lënë këtu dhe do i nxjerrin nga dera tjetër. Por si do të bëhet kjo, kur ligji thotë do i lëshë në Shqipëri? E fundit, ne kemi konsultuar popullin, 66% kanë po.
Kjo vjen të marrurit pak si lehtë të Shqipërisë. si rezultat i asaj që i bëjmë vetes. Kur ne bëjmë këtu raporte për organizma ndërkombëtare dhe nxijmë e shkatërrojmë imazhin e vendit tonë dhe ua hedhim atyre dhe ata i nxjerrin me emrat e tyre këto raporte, nuk kanë faj ata. Se janë raporte bio nga Shqipëria. Nuk kemi si e bëjmë njëri tjetrin për budalla këtu.
Ne jemi një vend serioz në raport me partnerët dhe angazhimet tona, po e tregojmë cdo ditë këtë. Nga mendja jemi në rregull, nuk vendosim njeri përpara për respektin. Tre vite më parë nuk u tërhoqëm nga frika, por argumentet ishte shteruese.
Sot kemi drejtësinë e re, strukturën e pastrimit të parave. Ne e kemi pranuar, edhe shqip çfarë thonë për atë voglin, por ka një kufi dhe vetëm për budallenj nuk na bën dot njeri” tha Rama.