-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA-BE kundër amnistisë, Rama: Bëjnë fletërrufe, shqiptarët nuk janë me bisht

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për miratimin e amnistisë fiskale. Në konsultimin publik që bëri sot, në prani edhe të disa ambasadorëve, ai fshikulloi disa prej partnerëve dhe dhoma të tregtisë që kanë dalë kundër kësaj nisme. Kreu i qeverisë renditi arsyet përse po bëhet tani.

Kjo është mungesë respekti për Shqipërinë dhe republikën e Shqipërisë. miqve do u them, respekti reciprok është “A”-ja e punës sime. Me respekt mund të bëhet cdo kundërshti dhe rrëzohet cdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vend me bisht, ndërkohë që amnistia është bërë dhe bëhet pa asnjë polemikë në të gjitha vendet, që ne na japin mësime, kjo nuk është asgjë e drejtë, as e duhur, asgjëja që çmon respektin që e gati pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj.

Ne kemi bërë një punë gati tre vjeçare. Tërmeti na shtyu ta bëjmë, argumentet që na u dhanë ishin të vlefshëm. Prandaj e shtym këtë proces. Edhe pse do ta kishim pasur më të lehtë atëherë të merrnim votat në parlament. E dyta strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin ngritur. E treta fiskalizimi nuk ishte i ngritur. Dhe çohen Dhoma tregtie me flamur të vendeve partnere dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të qeverisë, kjo është mungesë respekti për sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë.

Pse nuk bëhet kjo, sepse paratë e shqiptarëve janë më mirë jashtë, aty ku janë? Shqiptarët janë pjesë e strategjisë ekonomike të motorëve të disa vendeve. Ata shqiptarë që 30 vite më parë trajtoheshin si të ishin kafshë, vrasës apo drogaxhinj, sot janë pjesë e motorëve të ekonomisë së disa vendeve dhe kanë punuar nga dy apo tre punë dhe në të zezë dhe paratë i morën nga paratë e tyre europianë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit