-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: E dua ministren këtu, kam pyetje për t’i bërë

Kryesoret

Ditën e sotme është mbledhur, Këshilli për Shqyrtimin dhe Verifikimin e Mandateve, për ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.

As këtë seancë, Xhaçka nuk ka qenë e pranishme, kjo gjë ka shqetësuar deputetin e PD-së, Gazmend Bardhin, i cili është shprehur se ky është një standard i dyfishtë.

“Është absolutisht e qartë, s’ka pse të marrin proces verbalin e dimë shumë mirë që Këshilli i Rregullimit të Mandateve nuk është Komision Hetimor.

S’ka kërkuar askush që ta shndërrojmë në Komision Hetimor, por secili prej anëtarëve duhet të ketë të qartë që cili është versioni që japin palët, mos ndiqni standarde të dyfishta.

Parlamenti e ka një traditë, sa herë ka pasur kërkesa ka zhvilluar seanca dëgjimore me palën dhe e di mirë si është procedura. Ka qenë rasti i Koço Kodhimës, Rakip Suli apo rasti i Ilir Beqajt. Nuk jemi në konferencë për media, unë dua ti drejtoj pyetje ministres,” ka thënë Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit