-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Medai Shaholli: Skifterët e Brukselit

Kryesoret

Skifterët e Brukselit janë të gjithë ata deputetë dhe ministra shqiptarë demagogë dhe servilë nga ‘Severna’ me plisa në kokë sa për sy e faqe, që u dhemb shpirti për sllavishten e Dhimos, ku ditë e natë punojnë për njohjen e ‘maqedonishtes’ si gjuhë zyrtare të BE-së dhe nuk guxojnë ta përmendin faktin se gjuha shqipe gjithashtu është gjuhë e afro gjysmës së popullsisë në ‘drzhavën Severna’, por që shteti dhe pushteti në marrëveshje të plotë me partitë politike shqiptare nuk e njeh gjuhën tonë të bukur si drita e diellit, siç është gjuha shqipe, po na quan me termin fyes si gjuhë e bashkësisë së 20%!

Qeveria e koalicionit të premierit Kovaçevski dhe opozita maqedonase me komitët e VMRO-së së Mickoskit, mbajnë dhe ndajnë të njëjtin qëndrim shoven ndaj statusit inferior të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve në kushtetutën e ‘drzhavës’.
Ata mendojnë se shteti dhe pushteti i përket atyre dhe vetëm atyre ku pakica shqiptare duhet të kënaqet me atë status që gëzojnë, pasi shteti ka përmbushur normat sipas stadardeve europiane të të drejtave të pakicave nacionale.
Ja përse ngurrojnë për ta parashtruar çështjen e barazisë së statusit politik dhe të gjuhës shqipe para burokratëve europianë skifterët e Brukselit, sepse ata humbasin privilegjet dhe karrierën duke shkelur mbi betimin e dhënë pas skutave të errta të marrëveshjes së tradhtisë së lartë ndaj kombit dhe gjuhës shqipe!

Kësisoj, skifterët e Brukselit janë të ngashënjyer me propozimin francez që njeh dhe pranon maqedonishten e ‘Severnës’ si gjuhë zyrtare të BE-së, pa çka se gjuha shqipe nuk përmendet asgjëkundi në atë dokument.
Ata i ka kapluar deliri i premtimit të heqjes së vetos bullgare dhe i hapjes së negociatave, ku Europa është gati të na pranojë në gjirin e saj si ‘maqedonca’ dhe jo si shqiptarë, term ky që do të ndryshohet dhe do të zgjidhet gjatë rrugës.

Çështja e statusit politik dhe gjuhës shqipe mund të zgjidhej qysh më parë nëse partitë politike shqiptare do ishin treguar më të sinqerta para elektoratit shqiptar të vendosura dhe atdhetare, duke i kërkuar palës tjetër vetëm një kusht për pjesëmarrje në qeveritë e koalicionit, i cili do të ishte: Fshirja e nofkës së turpit të 20% të famshëm nga kushtetuta dhe ndryshimi i preambulës, ku të theksohej barazia e plotë mes dy kombeve më të mëdhenj në vend.

Të hymë në Europë si ‘maqedonca’ dhe jo si shqiptarë pa gjuhë dhe pa identitet kombëtar këtë gjëmë ndaj kombit mund t’ia bëjnë vetëm kuislingët e partive politike shqiptare,të cilat nga babëzitja dhe ladutëria për një çik pushtet dhe para, për tri dekada rresht i kanë shërbyer pushtetit si ‘shfalerka’ të papara në historinë e parlamentarizmit, duke pranuar t’i ‘ulin të mbathurat’ si forma të poshtërimit dhe të kurvërisë politike sa herë që u kërkohej nga pushteti me kërcnimin se ‘nëse nuk e bëni ju, do ta bëjnë më mirë vëllezërit tuaj’ që presin radhën pas derës.

Ndaj, statusi politik dhe gjuha shqipe ngelën inferiore si qytetarë të dorës së dytë, për shkak të qëndrimit inferior të kuislingëve shqiptarë në qeveritë e koalicionit, të cilat u kandisën të kënaqën vetëm me kockat e pushtetit si qentë langaraqë të oborrit qeveritar.

Por, partitë politike shqiptare zgjodhën rrugën e kuislingut, të turpit dhe të tradhtisë para interesave kombëtare, duke pranuar shtypjen dhe përdhosjen kombëtare në kushtetutë për hir të interesave të ngushta meskine dhe karrieriste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit