-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi biznesmenin pas një sherri për shezlongët, merr fund arratia e lezhianit

Kryesoret

Paris Deda ka rënë në prangat e policisë, pasi pas një sherri pëe shezlongët në plazh plagosi Armando Markun.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

A.(P).D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 14.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Vetëgjyqësia”.

Ky shtetas, më datë 27 qershor 2022, në Kune, Shëngjin, është përfshirë në një konflikt me disa shtetas të tjerë, për motive pronësie. Gjatë konfliktit, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin.  

Gjithashtu, pas kësaj ngjarjeje janë referuar materialet procedurale në Prokurori për shtetasin E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit