Një shtyllë elektrike është thyer në mes dhe kabulli elektrik ka rënë mbi rrugë, duke shkaktuar kaos në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë, është krijuar trafik i rënduar në njërën anë të autostradës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe bashkë me autoritet përkatëse po punojnë për largimin e shtyllës nga rruga. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga thyerja e shtyllës.