Ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën e tij në konsultën publike për amnistinë fiskale u larguan sepse kishin takime të tjera për të bërë.
Ata kanë reaguar në lidhje me këtë duke u shprehur se ndajnë të njëjtën pikpamje me Delegacionin e BE-së.
“Ne u larguam sot në mëngjes nga mbledhja për amnistinë fiskale sepse të dy kishim takime të fiksuara më parë. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së”, shkruajnë Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf në një deklaratë të përbashkët nisur tek “5pyetjet.al”.