-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lideri i opozitës kërcënon deputetët në Shkup: Çfarë do bëni kur të ikë policia?

Kryesoret

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së në Maqedoni Hristijan Mickovski ka reaguar pas votimit në Kuvend nga deputetët e maxhorancës të propozimit francez.

Ai tha se do i kthejnë Maqedoninë e Veriut qytetarëve ndërsa shtoi se kjo tradhti nga ana e qeverisë nuk do të kalojë lehtë duke kërcënuar deputetët e maxhorancës.

”Nëse do ishte puna aq e lehtë për Maqedoninë, nuk do ruheshin nga policia. Ne do të fitojmë do ta gjejmë rrugën më të mirë”.

”Dua me gjithë krenari ti falenderohem popullit që doli çdo ditë në rrugë për të demonstruar dashurinë për këtë vend, aty kishte maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitë tjera, ata treguan se çka mendojnë për propozimin francez ku pas gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia ky popull nuk u ndal, falemenderit populli im”

”Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt” – deklaroi Hristijan Mickovski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit