Liderët e BE-së vijojnë mesazhet mbështetëse për Maqedoninë e Veriut pas vendimit për të miratuar propozimin francez që u hap derën negociatave. Pas Von der Leyen dhe Varheliyt, është shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Borrel që ka reaguar.
“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.
Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta” shkruan ai.
Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur votimin e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kancelari gjerman shkruan se tashmë hapet edhe rruga për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për RMV-në dhe Shqipërinë.
“Në ju duam anëtarë të BE-së dhe do të jemi krah jush përgjatë gjithë rrugës” shkruan ndër të tjera Olaf Scholz.