Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vijon që të akuzojë qeverinë Rama dhe konkretisht kryeministrin me zv/ kryeministren Balluku për mashtrimet. Ai poston një video të 27 Tetorit 2022 kur Rama dhe Balluku, sipas tij mashtrojnë Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen për hekurudhën e Durrësit.
Balluku i thotë se punimet mund të përfundojmë në fund të vitit 2024 dhe Rama aprovon me kokë por është fundi i 2025 e akoma nuk ka asnjë shenjë. “Gënjejnë shqiptarët, por edhe Presidenten Von der Leyen” shkruan Berisha.









