Pingpongistët e Kosovës nuk kanë mundur të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21,që po mbahet në Beograd të Serbisë.
Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës kjo ka ndodhur për shkak se këtyre të fundit nuk u lejohet mbajtja e simboleve kombëtare.
“Komiteti Olimpik i Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Federatën e Pingpongut të Kosovës gjatë procesit të pjesëmarrjes në Evropian, për çka dënojmë veprimin e radhës të përzierjes së politikës serbe në sport, e që nuk është rasti i parë, kur bëhet fjalë për sportistët tanë”, tha KOK përmes një njoftimi të postuar në rrjetin social Facebook.
KOK tha se pret që Federata Evropiane e Pingpongut të marrë masa ndaj Serbisë, si organizatore e Evropianit “me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë”.