-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U hap dera e negociatave, Bujar Osmani: Me vizion dhe reforma drejt BE-së

Kryesoret

Maqedonia votoi sot propozimin francez për hapjen e negociatave me BE-në. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka përshëndetur votimin dhe u shpreh se Shkupi do të vazhdojë rrugën e integrimit me vizion dhe reforma.

“Përshëndes konkluzionet e sotme të Kuvendit, i cili pas një debati të gjerë treditor, propozoi që Qeveria ta miratojë Propozim-kornizën negociouese për të nisur negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Vendi ynë do të vazhdojë në rrugën e integrimit europian, me vizionin për të qenë një vend i reformave reale europiane dhe një vend i denjë për të jetuar dhe punuar.

Qytetarët ndajnë këtë vizion dhe duan të bëhen pjesë e familjes evropiane dhe të kontribuojnë në vendosjen e parimeve evropiane, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit ekonomik”, shkruan ai. Opozita maqedonase e kundërshtoi votimin me protesta dhe tubime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit