-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet data e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 19 korrik.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Dimitar Kovaçevski, raporton Euronews Albania.

Të shtunën, deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian

Propozimi mori 68 votat e mazhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.

Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj të kryhet pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit