Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar këtë mbrëmje në vendin e ngjarjes të atentatit të atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë.
Mësohet se Nano ka kërkuar një analizë tl detajuar të fakteve provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje te kamerave ne një territor te gjerë, vijimin e krehjes së zonës me drunë dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë në gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni ne rrugë operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autorëve te mundshëm.
Nano ka kerkuar qe kjo ngjarje te zbardhet sa me pare dhe te rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me sherbime te policise kriminale per te gjithe kontigjentet kriminale.
Mësohet se ai ka kërkuar shoqërime te gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe te punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë.