Disa detaje të reja janë mësuar për atentatin mafioz të ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe truproja i Brilantit, Dikler Vata.
Policia është rikthyer sërish në vendngjarje dhe ka inskenuar atentatin dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë nga data 7 korrik deri në datën 18. Po ashtu mësohet se janë shoqëruar 15 persona. Policia dyshon se atentatin mund ta kenë kryer ish- pjesëtarë të forcave speciale.
Kjo pasi saktësia në qitje, mënyra e daljes nga makina të tre në mënyrë simetrike si dhe arma automatike MP 5 mund ta përdorin vetëm pjesëtarë të forcave speciale për shkak të precizonit pasi është armë që vështirë mund të kontrollohet në qitje.