Një zjarr ka rënë në Roskovec këtë të hënë, i cili ka djegur plot 3 dynym me sera, duke i shkatërruar plotësisht ato.
Flakët kanë djegur edhe 5 hektar me hamull, ndërsa zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë hapësirën.
Edhe pse janë lajmëruar forcat e repartit zjarrfikës, nuk kanë mundur dot ti shuajnë ato, përpara se të shkatërronin serën.
Zjarri momentalisht është vendosur nën kontroll, ndërsa dëmi ekonomik në sera është i konsiderueshëm.