-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ibrahimaj në “5 pyetjet”:3.4 miliardë dollarë janë jashtë sistemit bankar, do të rrisim rezervat e shtetit me një fond të veçantë

Kryesoret

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, foli për amnistinë fiskale.

Ibrahimaj u shpreh se në fakt kjo ka qenë një ide e vjetër nga qeveria e cila gjeti kohën e duhur për tu zbatuar.

“Në fakt amnistia fiskale ka qenë një ide e vjetër, e cila lindi nga nevoja për të ardhura, që pas tërmetit. Ne vendosëm të tërhiqeshim në atë kohë pas kundërshtimeve të opozitës. Përpara se të merrnim vendimin ja drejtuam këtë pyetjeve qytetarëve. Mbi 300 mijë shqiptare u përgjigjën pozitivisht. Ne ndodhemi në një krizë financiare, dhe tashmë gjendemi në krizën çmimeve. Sigurisht që në të gjithë botën ka pasur një krizë. Për 30 vite kemi pasur një ekonomi informale. Shteti shqiptar ka marrë prej disa vitesh këtë iniciativë, por nuk është realizuar sipas këtij ligji, i cili është aplikuar edhe në vendet e tjera të botës”, u shpreh ministrja.

Pyetur nga gazetari Ilir Babaramo, se sa është shuma e parave që janë jashtë bankave, Ibrahimaj u shpreh se bëhet fjalë për 3.4 miliardë dollarë.

“Banka e Shqipërisë, ka një statistikë. Shifrat janë shumët të larta rreth 3.4 miliardë dollarë, pjesë e kësaj paraje kesh ndodhet edhe nëpër arkat e bizneseve. Jo e gjitha është para informale. Është dhënia e mundësisë për bizneset që të deklarojnë  paratë e tyre. Vitet e fundit kemi marrë shumë nisma, me qellim gjurmimin  e transaksioneve në kohë reale”.

Më tej Babaramo u ndal të rritja e çmimeve, duke pyetur se a e ka favorizuar kjo e fundit arkën e shtetit?

“Për 6 mujorin e parë të vitit, të ardhurat shtesë janë 13 miliardë lekë. Jo të gjithë të ardhurat shtesë vijnë nga rritja e çmimeve. Ne kemi importet dhe eksportet, një pjesë vjen nga çmimi. Ne ndërmorëm një paktë të ndihmës, 500 mijë shqiptarë u ndihmuan me mbi 5 miliardë lekë. Dhamë subvencion për fermerët që përdorin naftë. Ne nuk ndryshuam çmimet e energjisë elektrike. Duhet të jemi gati që Shqipëria të mos e ndjejë mungesën e ofertës. Qeveritë janë këtu për të marrë hapat e duhura. Vështirësia për të gjetur financimet, është e vështirë të perceptohet nga publiku. Arsyeja që ja kemi dal me sukses qoftë nga pandemia, qoftë nga tërmeti kanë qenë rezervat. Po mendojmë të japim subvencion për shtresat në nevojë”, tha Ibrahimaj.

Qeveria po parashikon një fond të veçantë për blerje të produkteve të lëndëve të para, shtoj më tej ministrja.

“Kriza e çmimeve vjen nga mungesa e ofertës. Duhet të jemi të përgjegjshëm që ka mungesë oferte gruri në tregje ndërkombëtare, duhet të jemi gati që Shqipëria të mos e ndjejë mungesën e ofertës. Në aktin normativ po parashikohet fond i veçantë për blerje të produkteve të lëndëve të para. 

Rezervat e shtetit kanë qenë gjithmonë por po mundohemi t’i rrisim duke qenë se ka pasiguri për vitin e ardhshëm në mënyrë që Shqipëria të përballojë sa më mirë krizën. Nuk duam të ndërmarrim hapa të nxituar”, tha Ibrahimaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit