-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jo vetëm gjoba dhe heqje patente, 29 shoferë bien në pranga

Kryesoret

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 29 shoferë.

Ajo ka njoftuar se ka pasur dhe 10 tentativa për korruptimin e uniformave blu.

Me këto 10 raste shkon në 100 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 993 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i Policisë

371 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2066 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 105 leje drejtimi? për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 209 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 3 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit