Kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar se Komisioni Europian ka konstatuar dy herë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Në Twitter ai ka publikuar të dy qëndrimet e fundit të KE, të vitit 2016 dhe 2018.
“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Europian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari”, shkroi ai.
Kryeministri tha se duhet të përmbushen shpresat e qytetarëve për liberalizimin e vizave.
“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.