-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër hapja e negociatave, Meta: Akt i qartë dhe i vendosur për anëtarësimin në BE

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e republikës çeke në vendin tonë Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të BE-së.

Përmes një postimi në Facebook Meta ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e çeljes së negociatave për vendintonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja në takim Ambasadorin e Republikës Çeke, Karel Urban me rastin e fillimit të Presidencës Çeke të Bashkimit Europian.

Më paraqiti përparësitë e vendit të tij në drejtimin e BE, të kushtëzuara në një pjesë të madhe edhe nga gjendja e krijuar pas agresionit rus në Ukrainë.

Urova për sukses të plotë Presidencës Çeke të BE dhe theksova rëndësinë e zhbllokimit të ngërçit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, për fillimin e procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si një akt i qartë dhe i vendosur për perspektivën e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në familjen europiane, por edhe për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të rajonit drejt perspektivës së përbashkët të anëtarësimit në BE”, shruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit