-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i OSBE-së në Kosovë: Objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, shënjestër e hajdutëve

Kryesoret

Në raportin e publikuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) thuhet se objektet kulturore dhe fetare në Kosovë janë bërë cak i hajdutëve dhe i vandalizmit.

“Rritja e vjedhjeve të raportuara sugjeron se ka motiv ekonomik të veprave penale kundër objekteve fetare. Kjo rritje e raportimeve tregon gjithashtu se ka një ndërgjegjësim më të madh të publikut për t’i raportuar veprat e tilla në Policinë e Kosovës . Ndërkohë, njësia e specializuar e PK-së për trashëgiminë kulturore është funksionalizuar dhe vazhdon të patrullojë në 24 objekte, përfshirë 22 kisha dhe manastire”, thuhet në raport.

Raporti thekson se mes janarit 2014 dhe dhjetorit 2020, janë raportuar 247 incidente të kryera në objekte të trashëgimisë kulturore dhe objekte fetare.

Nga gjithsej 247 raste, 112 janë vjedhje të parave ose pasurive. 45 për qind e të gjitha incidenteve tregojnë për motive ekonomike.

“Më shumë se gjysma (63 raste ose 56 për qind) e vjedhjeve me motive ekonomike janë kryer në xhami. Në më shumë se një të tretën (42 ose 38 për qind) të rasteve, ky lloj vjedhjeje ka ndodhur në faltoret e Kishës Ortodokse Serbe”.

Krahasuar me vjedhjet për motive monetare, ka pasur edhe incidente për motive jomonetare.

“57 për qind e 135 rasteve të mbetura (të karakterit jomonetar) janë kryer në kisha dhe varreza që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa 24 për qind ishin drejtuar kundër pronave fetare të Bashkësisë Islame. Në dymbëdhjetë raste (9 për qind), kishat katolike ishin shënjestër, ndërsa vendet laike 182 ishin në shënjestër vetëm në gjashtë raste”.

Kreu i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha se monitorimi i trashëgimisë kulturore është I domosdoshëm për identifikimin dhe ndalimin e dhunës së tillë.

“Ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi e përbashkët dhe vendimtare për të siguruar qëndrueshmërinë e përpjekjeve tona për ruajtjen. Përfshirja e të gjitha komuniteteve, së bashku me institucionet përkatëse, është absolutisht thelbësore për të siguruar pronësinë dhe qëndrueshmërinë e përpjekjeve tona të përbashkëta” theksoi Davenport.

Aktualisht, policia ofron siguri për 24 objekte fetare në Kosovë, ndërsa misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ruan manastirin e Deçanit.

Ky raport është vazhdim i raportit të Misionit të OSBE-së në Kosovë të vitit 2014 “Sfidat në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme materiale në Kosovë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit