-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentativë për helmim ndaj krahut të djathtë të Putinit

Kryesoret

Një nga ndihmësit kryesorë të Vladimir Putinit dhe i preferuari për ta pasuar atë në postin e Presidentit thuhet se i ka mbijetuar një atentati.

Lajmi ka dalë në publik nga një burim i brendshëm i Kremlinit. Nikolai Patrushev, kreu i këshillit rus të Sigurisë, është përshkruar në disa qarqe si i vetmi person që Putini i beson vërtet, por sipas burimeve në Kremlin, 71-vjeçari pretendohet se është helmuar.

“Dihet se Nikolai Patrushev nuk u ndje mirë në mbrëmje pas punës, pothuajse menjëherë pasi shkoi në shtëpi. Sigurimi ndërhyri shpejt, duke i dërguar menjëherë një ekip mjekësh. Pas ekzaminimit, punonjësit mjekësorë që mbërritën thanë se ishte i nevojshëm shtrimi urgjent dhe Patrushev u dërgua nga oficerët e FSO-së të shoqëruar nga punonjës mjekësorë, në njësinë mjekësore që i shërben presidentit”, pohoi burimi për kanalin General SVR në aplikacionin e mesazheve Telegram, i cili pretendon se ka burime të brendshme në Kremlin.

Më pas ky burim nga Moska zbuloi se ‘pas dhënies së ndihmës, Patrushev u dërgua në shtëpi në një gjendje të qëndrueshme’.

Rezultatet e analizave të tij konfirmuan se substanca toksike ishte një helm sintetik.  “Informacionet si për vetë atentatin ashtu edhe për hetimin për këtë atentat mbahen në fshehtësi të rreptë”, thuhet në postimin në Telegram.

Raporti pretendonte se Patrushev “u shpëtua nga kujdesi mjekësor në kohë dhe, ndoshta, nga një përqendrim i pamjaftueshëm i substancës helmuese që hyri në trup përmes lëkurës”.

Ndërkohë Putin u njoftua për sulmin e supozuar vetëm “kur jeta e Patrushev nuk ishte më në rrezik”, u pretendua nga burimi i Kremlinit.

Postimi nuk listonte asnjë të dyshuar që mund të kishte kryer një atentat në tentativë, por vuri gishtin në luftime brenda rrethit të brendshëm të liderit rus.

Patrushev, i cili më parë drejtoi shërbimin sekret të Rusisë FSB, shihet si krahu i djathtë i Putinit, pasi e ka njohur 69-vjeçarin që kur të dy ishin në KGB në vitet 1970.

Ai besohet se ka hyrë si president de facto gjatë mungesave të gjata të Putinit për trajtim mjekësor të supozuar dhe ka qenë gjithashtu një arkitekt kryesor i luftës në Ukrainë.

Djali i tij Dmitry, 44 vjeç, ministër i Bujqësisë i Rusisë, është cilësuar gjithashtu nga disa ekspertë si pasardhësi i mundshëm i Putin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit