Prej 60 minutash, “Guardia di Finanza” është vënë në ndjekje të një mjeti në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.
Ajo vinte nga ujërat e Greqisë në drejtim të ujërave tona.
Njoftimi është bërë nga avionët Frontex të cilët kanë njoftuar policinë e kufirit dhe atë të rendit.
Dyshohet se transportonte lëndë narkotike.
Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti, ndërkohë që kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e policisë shqiptare.