Disa javë më parë një sasi prej 50kg kokainë u kap në mes të ngarkesë me qymyr.
Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, e cila zotëron anijen ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Apeli heqjen e sekuestros të vendosur nga SPAK. Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit.
Kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit.