-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takohet me ambasadoren e Suedisë në Kosovë 

Kryesoret

Të martën e 19 korrikut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Kryeministrit përmes njoftimit për media.

“Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë”.

“Kryeministri e falënderoi veçanërisht ambasadoren për rolin e saj aktiv në promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtje të mjedisit”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Suedisë për përkrahjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm ekonomik, sundim të ligjit dhe shoqëri të lirë e demokratike”.

Kurti e përgëzoi Hernmarck edhe për vendimin për anëtarësim në NATO.

“Duke theksuar se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të jetë vlerë e shtuar për aleancën dhe do të forcojë paqen dhe sigurinë në Evropë”.

Ndër të tjera, ambasadorja ka falënderuar kryeministrin për bashkëpunim duke i uruar suksese me reformat që ka filluar për stabilitetin institucional që ka sjellë dhe për fokusimin në politika që transformojnë jetët e qytetarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit