-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Brukseli do “kokat” e milionerëve të vettingut! Várhelyi: Nuk zmbrapsemi

Kryesoret

Reforma në drejtësi u bë, por gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu për pasuri të pajustifikuar ende nuk kanë dalë përpara drejtësisë. Kryeministri Edi Rama tha sot nga Brukseli, se kjo është një kërkesë e BE-së që duhet të realizohet.

Ju e dini që kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të përjashtuar për pasuri marramendëse nga vettingu është kërkesë e kahershme e BE-së dhe është e natyrshme e BE-së, që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën të gjithë popullit shqiptar që e mbështeti reformën në drejtësi.

Sistemin e drejtësisë e kishin kthyer në Pazar të turpshëm. Unë besoj se tani e kam mësuar BE, KE dhe sesi cdo gjë e shkruar është pjesë e memories së komisionit dhe çfarë thuhet sot nuk harrohet nesër, përsëritet për vite të tëra derisa të bëhet” tha ai.

Komisioneri Olivér Várhelyi e theksoi këtë. “Kapitulli i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet është shteti ligjor. Mund t’ju konfirmoj se nuk kemi për t’u prapsur në kërkesat tona, duhet të ketë prova, që ka raste që duhen zgjidhur dhe këto duhen zgjidhur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit