Deputetja e PD-së, Grida Duma përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Be.
Ajo e konsideron një lajm të madh hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Gjithashtu deputetja demokrate shkruan se BE e gjen Shqipërinë me shpresë të fikur dhe pa asnjë motor pune të ndezur.
“Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pas kaq vitesh shpresash të zhgënjyera, më në fund është, një lajm i vërtetë.
Më në fund, dhe pas kaq shumë vitesh vonese, një lajm i madh dhe kaq shumë i vonuar.
Shqiptarët me të drejtë nuk e gjejnë sot në këtë realitet shpresën që do të duhet të kishin.
Shqiptarët shpresuan t’u hapeshin negociatat 8 vjet më parë, 7 vjet më parë, 6 vjet më parë, 5 vjet më parë e me rradhë..
Shqiptarët u gënjyen me vitet e pritjes nga një qeveri që nuk ngurronte të driblonte duke provokuar me nje plan B për Shqipërinë, pra jo vetēm atë europian.
Negociatat sot u hapën, e ndonëse është ky një hap i rëndësishëm, ato e gjejnë Shqipërinë me shpresë të fikur dhe pa asnjë ‘motor’ pune e motivimi të ndezur.
Qeverisja Rama humbi 1/3 e kohës së historisë se tranzicionit shqiptar duke fajësuar Europën, për çfarë bënte keq vetë!
Ka punë për të bërë, por si do mundet ta kryeje proçesin serioz të plotësimit të detyrave ndaj BE një qeveri që e ka dhene me konçension vetë qeverisjen?
Pas fasadës me sihariqe, Shqipëria sot humb kohë të vyer, ndërsa është më e vonuara në Ballkan në trenin e zhvillimit.
Hapja e negociatave këtë herë nuk është lajm i rremë, siç ka qënë me vite me rradhë.
Është një sfidë reale për punë, jo për ta zhvatur Shqipërinë me tejzgjatje dhjetra vjeçare aq sa ti lodhin e ti ulin besimin edhe tek Europa”, shkruan Duma.