Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga Brukseli në nisje të procesit të hapjes së negociatave u shpreh se propozimi francez ishte zgjidhja më e mirë e mundshme që mundëson njohjen e gjuhës maqedonase si një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian.
“Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh hapim një perspektivë të re për vendin dhe qytetarët tanë. Zgjidhja më e mirë e mundshme është në vija të kuqe dhe ofron mundësinë për hapjen e negociatave.
Kjo ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën maqedonase e shikoj një nga sukseset më të mëdha.
Gjuha maqedonase do të ketë një promovim të madh. Do të kenë mundësi ta dëgjojmë dhe identiteti ynë do të mbetet ai që është. BE do të jetë më i pasur.
RMV si nga aspektet natyrore, i përket BE dhe vendi ynë është në BE. Do të vazhdojmë të punojmë dhe funksionojmë në këtë mënyrë.
Ashtu pra, jemi gati për në BE. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë një datë historike” tha ai.