-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në Egjipit, përplaset autobusi me kamionin 25 të vdekur

Kryesoret

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Egjipt. Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë u plagosën, pas një përplasje të një kamioni me një autobuz.

“Shoferi i kamionit ishte ndalur në anë të rrugës për të ndërruar një gomë kur u godit nga pas nga autobusi me rreth 50 pasagjerë,” shpjegoi guvernatori i Minya, ku ndodhi incidenti, 300 kilometra në jug të Kajros.

Autoritetet njoftuan se do të paguanin një dëmshpërblim prej rreth 500 euro për të afërmit e viktimave.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët nuk janë të mirëmbajtura dhe kodi i trafikut shpesh nuk respektohet.

Zyrtarisht, 7000 njerëz u vranë në aksidente rrugore në vitin 2020 në vendin më të populluar të botës arabe, me 103 milionë banorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit