Një minator 52-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në një nga galeritë e Bulqizës ditën e sotme.
Viktima është me inicialet S.D. Ai është aksidentuar gjatë punës në galeri me pasojë vdekjen.
“Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç,(minator).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia.