Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. Policia e Bulqizës thotë se e ka referuar rastin si aksidental.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi Agim Likoka, 49 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në subjektin minerar “Klosi”.
Si pasojë, 49-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në deklaratën e policisë nuk jepet asnjë detaj për subjektin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa vazhdimisht ka patur ngjarje të tilla që nuk janë bërë fare publike.









