Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Artena, të Italisë, ku një shqiptar është gjendur në rrugë i pajetë dhe me fyt të prerë.
Autoritete italiane kanë identifikuar viktimën, ai është Fation Bylyshi, 31 vjeç.
Dyshohet se autorë të ngjarjes makabre janë dy shtetas rumunë, përkatësisht 27 dhe 30 vjeç.
Ata kanë goditur me thikë në qafë shqiptarin brenda një banese pas një mosmarrëveshje mes tyre, jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet përtokë, anës rrugës në një pellg me gjak. Ai ishte mbuluar me disa rroba të pista.