-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e serbit që zbuloi mafien shqiptare në Costa del Sol

Kryesoret

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se kanë arritur të godasin një grup kriminal, duke vënë në pranga disa persona, mes të cilëve edhe nga Shqipëria.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritet kanë rënë në gjurmët e një vrasje që për pasojë ka sjellë e zbulimin e këtij grupi kriminal të zhvendosur në Europën Lindore.

Mes të arrestuarve që pritet të paraqiten në gjykatë janë edhe autorët e vrasjes së një 43-vjeçari serb dhe autorët e tentativës së vrasjes së një 41-vjeçari tjetër.

Personat e arrestuar ishin të vendosur në Costa del Sol dhe ishin të lidhur me trafikun e drogës, armëve dhe grabitjeve të shtëpive. Të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, polake dhe serbe.

Mediat e huaja shkruajnë se vendi i takimit mes dy organizatave nuk ka qenë i rastësishëm dhe se disa prej tyre erdhën nga Kosta del Sol dhe një pjesë nga province e Grandas. Në momentin që agjentët mbërritën në vendin e ngjarjes në komunën e Orgivës, gjetën një person të vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në vendin e ngjarjes, autoritetet gjetën edhe dy automjete.

Hetimi i Gardës Civiel ende nuk konsiderohet i mbyllur dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit