-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet telefonata e fundit e Diklen Vatës, kush po i ndiqte?

Kryesoret

Vazhdon misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Krujë ditën e diel. U cilësua si truproja e Brilant Martinajt, Vata e kishte pikasur që dikush po i ndiqte.

Sipas familjarëve, ai kishte telefonuar nënën dhe motrën, ku i kishte shpjeguar se prej orësh një makinë po i ruante.
Nga kamerat e sigurisë, policia ka arritur të zbulojë se gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dhe i dërgoi deri në Kamëz tek një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit