-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Oga: Sterilizimi i pushtetarëve!

Kryesoret

Në media po “dëgjohen” sërish tringëllima të tjera prangash për pushtetarë të lartë!

Nuk e dimë akoma në janë “muzikë verore” apo kërcënim real për hetime, arrestime, gjykime dhe dënime. Lajmi nuk është se filan apo fistek pushtetar është i korruptuar.

Lajmi është a do hetohet e gjykohet njeri apo jo? Jemi kaq pak, jetojmë kaq pranë sa të gjithë i njohin pushtetarët e korruptuar.

Shto këtu që ata janë aq arrogantë e prepotentë sa nuk mundohen fare ta fshehin që kanë vjedhur e po vjedhin, përkundrazi, të plasin në surrat luksin e shfrenuar dhe shpenzimet marramendëse për qejfet e tyre.

Thuhet që njëri nga këta që po i ndjen b… lagështirë, nuk e fut në gojë verën nën 300 Euro shishen!

Ka ardhur koha që pushtetarët të sterilizohen, në të dy kuptimet e termit mjekësor.

Pushtetarëve të korruptuar t’u ‘thahen të gjitha bakteret’, pra çdo Euro që kanë përfituar padrejtësisht dhe e dyta, ‘t’u priten tubat e riprodhimit’, që të pakësohet deri në shuarje rraca e tyre e ndyrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit