Më e pakta, Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha kërkon që të shtohen 20 bashki të reja në reformën e re territoriale. N/kryetari Oerd Bylykbashi tha se projekti që po diskuton PD-ja është një hark mes 80-120 bashki nga 61 që janë aktualisht.
“Ne do të bëjmë propozim konkret, bazuar mbi një ekspertizë dhe kërkim, dy projekte të mëdha kanë në një hark diskutimi mes 80-120 bashki, që është 1/4 e 380 bashkive dhe komunave të dikurshme. Reduktimi është drastik, por funksional” tha ai.
PS kërkon nga 61 bashki që janë tani, numri të ulet akoma më shumë, por PD mendon ndryshe duke kërkuar që të rritet së paku me 20 bashki. Debati vazhdon. Konsensusi është ende larg, si brenda opozitës, por edhe me qeverinë.