-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikësohet PD: “Loja” e Ramës me reformën territoriale për “primin”

Kryesoret

N/kryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso dhe Sekretari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani dolën sot në një konferencë për mediat për reformën territoriale duke theksuar se shumë shpejt opozita do të dalë me propozimin zyrtar për ndarjen e re. Ivi Kaso zbuloi strategjinë e qeverisë, që tha se do të ishte “atentati i fundit kundër Kushtetutës”.

Nuk duam që rajonet e famshme, që janë prioritet i tyre (PS), të shndërrohen në “kalin e Trojës” për të prekur Kushtetutën dhe për t’i dhënë “primin” që do të ishte pushtet pa votë, aq më tepër në kushtet e një demokracie të brishtë si e jona.

Dhe dhënia në tavolinë e “primit” do të ishte atentati i fundit që do i bëhej demokracisë së brishtë” tha ai.

Por çfarë është sistemi me prim?

Partisë së parë që del në zgjedhje, pavarësisht përqindjes së ulët sistemi PRIM, i jep  automatikisht  një shumë mandatesh që i mundëson të drejtën e shumicës parlamentare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit