Është një mendim që kalon në mendjen e shumicës së njerëzve kur hyjnë në një dhomë hoteli për herë të parë dhe shumë më tepër, në një dhomë me qira apo shtëpi.
Sipas CNBC, 6 në 10 amerikanë kanë frikë nga kamerat e fshehta në shtëpitë e Airbnb, ndërsa 11% e atyre që morën me qira një shtëpi pushimi gjetën një kamerë të fshehtë gjatë qëndrimit të tyre.
Fakti që këto kamera tani janë të lira dhe të lehta për t’u blerë, shton problemin dhe dyshimin.
Si mund të dalloni ndonjë kamera të fshehtë?
1. Bëni kërkimin tuaj: Kur kërkoni për kamera të fshehta, filloni në vende si banjo ose dhomat e gjumit. Pritësit e Airbnb mund të kenë kamera në shtëpinë e tyre, por atyre u kërkohet të informojnë mysafirët.
Pothuajse të gjitha kamerat e fshehura janë brenda pajisjeve të tilla si dritat, termostatët dhe radiot elektronike të orës. Shumica janë të lidhur me një burim energjie ose një pajisje elektronike.
Më të dyshimtët e shkëputin gjithmonë orën nga priza dhe e vendosin në një sirtar, sapo hyjnë në një dhomë me qira.
Por edhe kamerat më të fshehura pasqyrojnë dritën nga lentet e tyre. Nëse mendoni se mund të ketë një kamerë të fshehur diku, ndriçoni atë me elektrik dore të telefonit tuaj.
2. Shikoni rrjetin Wi-Fi: Një kamerë e fshehur duhet të lidhet me një rrjet Wi-Fi në mënyrë që të shihet nga distanca. Aplikacionet e skanimit Wi-Fi si Fing mund të gjejnë pajisje në rrjet që janë kamera.
3. Blini një lokalizues kamerash: Këto pajisje skanojnë për frekuenca të lidhura me kamerat e fshehura. Dikush mund t’i blejë ato në Amazon ose AliExpress.