Pasditen e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në të gjitha qarqet priten shtrëngata. Ndërsa ditën e nesërme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Sot shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Nëdrrkohë Durrësi përballet me reshje intensive dhe erë të fortë, që shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.









