Pas arrestimit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për lejimin e ndërtimeve pa leje dhe mungesën e masave ndaj këtij fenomeni, zbardhet edhe dëshmia para oficerëve e shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari.
Gëzim Bashllari kur është marrë në pyetje nga oficerët e policës është shprehur se nuk është marrë fare me ndërtimet pa leje pasi ka qenë i zënë kohët e fundit me vrasjen që ka ndodhur disa ditë më parë ndaj biznesmenit të karburantit në Sarandë.
Ndërkohë në prangat e policisë kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe një specialist i zonës në Sarandë.









