-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Territorialja, Bylykbashi apel Ramës: Mos i nis me “helm” negociatat

Kryesoret

N/kryetari i PD-së Oerd Bylykbashi kërkoi konsensus për reformën territoriale në kushtet kur sapo janë hapur negociatat dhe kërkohet gjithëpërfshirje për ta nisur me këmbën e mbarë. Thirrja e tij shkon për qeverinë, e cila në fakt kërkon më pak bashki, por PD synon mbi 61 që është ndarja tani.

“Duhet konsensus sepse sapo janë hapur negociatat. Mes kapitujve të parë, funksionimi i institucioneve demokratike janë, shëndeti i tyre do të ndikojë te shpejtësia për të kaluar te kapitujt e tjerë dhe një reformë që bëhet për të fituar zgjedhjet e ardhshme është “helm” për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Por një reformë konsensuale do të jetë garanci. Ne synojmë decentralizimin e pushtetit. Demokracia lokale dhe jo centralizimi në qendër.

Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë.

Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike”, tha Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit